Arroganca e duhur e Rektorit Shaska
Ka arrogance e mendjemadhesi ne deklaratat e Rektorit te Universitetit te Vlores Tanush Shaska Eumlshte libri me i rendesishem i shkruar ne matematiken shqiptare keto 50 vitet e fundit shkruan ai per Gazeten Shqiptare lidhur me debatet rreth imponimit te blerjes 110 dollare prej studenteve te librit te tij Kalkulus. Eshte e njejta arrogance e imponuar per heqjen e emrit Ismail Qemali e thjeshtezimi ne Universiteti i Vlores por qe mendoj se pati te drejte ai me thjeshte eshte me bukur. Nuk jam kompetente te mas cilesine e librit te matematikes por besoj se nje debat mes profesionistesh te zhveshur nga zilia mund te behet. Shoh nje faqe te bukur e te vlefshme ne internet te Universitetit te Vlores te detajuar e te perditesuar. Duke e krahasuar me prezantimin e Universiteteve te tjera shqiptare ne internet si nuk duhet ti besoj Rektorit Shaska Nuk e njoh rektorin dhe nuk di karakterin e tij. Uroj vetem qe ky shkemb qe hedh sa here ne kurriz te opinionit publik ky mal qe rrezon ndaj autoriteteve shqiptare ta kete burimin ne indinjaten qe shkakton gjendja e shkollave shqiptare po prodhojne mjeke qe sjane mjeke infermiere qe sjane infermiere gazetare qe sjane gazetare prokurore qe sjane prokurore mesues qe sjane mesues psikologe qe sjane psikologe. Paaftesia injoranca e abuzimi jane bere sot tullat e ndertimit te shume Universiteteve e shkollave ne Shqiperi. E per te rrezuar keto tulla kaq ngjitese kaq shkaterruese per diturine e nje vendi te vogel por krenar sherben e vlen dhe arroganca e Rektorit.