Zhbllokohet kriza ne radhe per te blere abone

Dispecerite nxjerrin ne shitje abonete mujore buze rrugeve dhe ne trotuare
Inati i tri diteve pa abone duket se nuk u ka dale ende kryeqytetasve. Zhbllokimi i situates dhe dalja ne shitje e aboneve mengjesin e djeshem per shume prej tyre ishte nje vendim i vonuar. Madje per Xha Saitin mosnjohja e librezes se veteranit ishte tallje. Te tjere pasagjere tregonin gjithe krenari abonene si nje triumf i te drejtes se mohuar. Situata neper urbanet e Tiranes gjate dites se djeshme ishte paksa me e qete fatorinot kishin zbutur tonin ndersa udhetaret qarkullonin me lehtesisht.
Shitja
Nje mengjes i vrullshem ishte ai i djeshmi dhe kryesisht per ata qytetare qe perdornin transportin publik ishte nje kros per tek dispecerite per te blere abonete mujore. Nderkohe qe si per cudi ne cdo cep te rruges dhe trotuare abonete kishin lulezuar madje ne disa prej dispecerive te Tiranes therritej me te madhe Ketu shiten abone. Te gjitha linjat kishin nxjerre ne shitje abonene e pergjithshme po keshtu edhe ato te linjes.
Ndersa si gjithmone dhe e pashpjegueshme nga ana e dispecereve eshte mungesa e aboneve te studentit. Gazeta standard edhe dje pyeti nese kishte ne shitje abone studenti por pergjigjja ishte shabllon Nuk ka. E nese perpiqesh te pyesesh Nuk kane dale fare apo jane shitur pergjigjja serish nga dispeceri vjen rrufe Nuk di gje une.
Kostoja
Ne tri dite pa abone 40 mije qytetare kane paguar bileten prej 30 lekesh per cdo udhetim. Vendimi i shoqates penalizmi jo pak por edhe 46 mije te tjere persona invalide dhe veterane lufte te cilet me te drejten e ligjit e perfitojne falas transportin. E megjithate ne ditet kur vendimi i shoqates mbizoteroi ne linjat e transportit urban fatorinot komandonin dhe ndonjehere me tone deri fyese nuk njihnin as librezat duke detyruar kete kategori drejt pagimit te biletes.
Penalizimi preku edhe shume qytetare te cilet per te arritur ne pune apo shkolle detyroheshin te perdornin deri ne tri linja me se shumti ato familje ku dy deri ne tre pjesetare qarkullonin me urban dhe per secilen prej ketyre kategorive kostoja e udhetimit me urbanin qytetas shkoi deri ne trefishin e kostos reale te ketij sherbimi apo edhe vete cmimit te abonese.
Vendimi
Gjithcka nisi rreth nje muaj me pare kur Shoqata e Transportit Qytetas ne nje konference per shtyp parashtroi disa kerkesa nder te cilat me te drejte edhe problemin e nenshkrimit te kontrates se njeanshme nga ana e Bashkise se Tiranes. Kjo e fundit nuk u jepte subvencionimin per abonete dhe kategorite qe perfitojne transportin falas. Te tjera kerkesa te shoqates preknin edhe korsite dhe nderrimin e parkut te autobuseve ku sipas shoqates te dyja keto ndikojne direkt ne cilesine e ketij sherbimi. Mirepo ditet kaluan institucioni pergjegjes per zgjidhjen e kerkesave nuk reagoi. Situata u rendua kur me fillimin e muajit vendimi i shoqates u vu ne jete ne te gjitha linjat e transportit te Tiranes. Keshtu as edhe nje abone nuk do te njihej po keshtu kategorive qe e perfitojne falas kete sherbim nuk do tu njihej libreza. Mijera qytetare u penalizuan duke u detyruar te paguajne. Terheqja e shoqates erdhi tri dite pas nisjes se muajit. Pas penalizmit qe u beri shoqata qytetareve kjo e fundit rrezikoi deri ne heqjen e licences. Kesaj radhe penalizmi ndaj shoqates erdhi nga kreu i qeverise Berisha. Dhe dy dite me pare mbremje vone Shoqata e Transportit Qytetas ne nje mbledhje me te gjithe kreret e operatoreve urbane komunikoi vendimin per njohjen e aboneve dhe librezave dhe u kerkoi falje qytetareve.