Hidhen ne treg abonete kompanite urbane njohin kartelat
Lizeta Duro
Kane nisur te shiten dje abonete e muajit nentor per te gjithe qytetaret e Tiranes dhe te njihen librezat e invalideve dhe kartelat per personat e tjere me aftesi te kufizuara pas mosnjohjes se tyre nga Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas. Linjat e transportit publik urban filluan qe dje te njohin librezat dhe dokumentacionet qe i japin te drejten nje kategorie te caktuar personash te udhetojne falas. Per arsye te ndryshme si mosinformimi ne kohe per hedhjen ne treg te aboneve dhe numri i paket i ketyre te fundit ne qarkullim shume qytetare jane detyruar te mos pajisen me kete kartele e cila ka munguar ose ka mbaruar shpejt ne disa pika shitjesh. Me blerjen e abonese ne fillim te cdo muaji qytetaret dhe studentet udhetojne falas gjithe muajin ne nje linje transporti ose nje te gjitha linjat nese aboneja eshte e pergjithshme.
Situata
Gjate gjithe dites se djeshme ka pasur nje kaos dhe radhe te gjata qytetaresh ne pikat e shitjes se aboneve. Qytetaret ankohen se ne treg eshte hedhur vetem nje numer i vogel abonesh gje qe i ka detyruar ata te kthehen ne shtepi duarbosh. Ata akuzojne Shoqaten e Transporteve si fajtoren kryesore per situaten e krijuar. Mua nuk me intereson kush e ka fajin une kam ardhur ketu te blej dy abone te pergjithshme per djalin dhe nusen qe jane ne pune dhe udhetojne me 2 ose 3 linja dhe nje vetem per linjen e Tiranes se Re per gocen qe eshte ne gjimnaz. Une vete kam libreze invalidi sepse vuaj nga zemra. Edhe sot nuk gjeta abone. Kam shkuar ne disa pika shitjesh dhe me thane qe ishin mbaruar sepse ka pasur shume kerkesa dhe pak abone. Kemi tri dite qe po paguajme me leke ne dore vetem sepse Shoqata e Transporteve nuk zgjidh ceshtjet qe ka me Bashkine. Por kete problem nuk kemi perse ta vuajme ne. Ne paguajme taksa per mirembajtjen e rrugeve dhe transportin publik - u shpreh Raime Elezi nje grua nga Tirana. Komente te tjera degjoheshin ne cdo stacion te linjave urbane dhe ne cdo pike shitjeje ku qytetaret kishin shkuar per te blere abone.
Vendimi
Vendimi per te rikthyer serish abonete dhe per te njohur te gjithe dokumentacionin e personave me aftesi te kufizuara te cilet duhet te perfitojne udhetim falas u mor mbremjen e se merkures nga Shoqata e Transportit urban te Tiranes. Dy dite me pare kryeministri Berisha akuzoi operatoret e transportit se kishin shkelur ligjin dhe i kerkoi ministrit te Transporteve te merrte masa qe SHKTQ dhe operatoret te ndiqeshin penalisht si personat pergjegjes te kaosit te shkaktuar nga mungesa e aboneve. Edhe kryebashkiaku Rama u shpreh se operatoret e transportit do te gjobiteshin nese nuk rikthenin abonete. Pas reagimeve qe pati nga pushtetit qendror dhe pushtetit vendor SHKTQ vendosi te njohe abonete dhe librezat e invalideve. Ata shprehen gjithashtu se do ti vazhdojne perpjekjet e tyre per te realizuar kushtet qe sipas tyre jane te drejta dhe se do te vazhdojne ne forma te ndryshme protestash derisa Bashkia e Tiranes Ministria e Financave dhe ajo e Transporteve te krijojne lehtesira fiskale e te kompensojne shpenzimet per transportin e qytetareve ne nevoje.
5 Nentor 2010