E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesha Te gjithe qytetaret duhet te demshperblehen per periudhen pa abone

Tirane 5 nentor NOA - Komisioni i Mbrojtjes se Konsumatorit mbas shume ankesave te ardhura prane tij nga qytetare te ndryshem te kryeqytetit lidhur me nderprerjen e sherbimit te pajtimit mujor dhe sherbimit te transportit falas per disa dite nga ana e Bashkise se Tiranes do ta shqyrtoje kete praktike tregtare ne mbledhjen e tij te hene prane mjediseve te ministrise se Ekonomise.

Kryetari i ketij komisioni Besjan Pesha i ka derguar konkretisht leter kryetarit te Bashkise Edi Rama ne te cilen i kerkon pjesemarrjen apo perfaqesi te autorizuar per te dhene sqarime dhe per te vene ne dispozicion kontratat qe Bashkia ka me kompanite qe ofrojne sherbimin e transportit urban ne kryeqytet.

Gjithashtu Pesha u kujton te gjithe konsumatoreve se ne baze te ligjit per mbrojtjen e konsumatorit atyre u lind e drejta e demshperblimit per periudhen ne te cilen nuk u eshte ofruar sherbimi nga ana e Bashkise se Tiranes.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33707-pesha-te-gjithe-qytetaret-duhet-te-demshperblehen-per-periudhen-pa-abonetitlePesha Te gjithe qytetaret duhet te demshperblehen per periudhen pa abonetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›