E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsen Venger: Roma nuk luan futboll italian

Londër - Skuadra e Arsenalit do të përballet me shumë mungesa sonte përballë Romës për 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Tekniku Arsen Venger, veç mungesave, i druhet shumë edhe lojës së skuadrës italiane. Sipas trajnerit të Arsenalit, Roma nuk udhëton në Londër për të marrë thjesht një barazim 0-0. Kjo skuadër nuk luan një futboll italian duke qëndruar e mbyllur, por është shumë e hapur në lojë, mendon tekniku francez.

“Roma nuk luan për një rezultat 0-0, -deklaron trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. Mendoj se kjo skuadër nuk luan një futboll italian, sepse është e kuptueshme që një gol i tyre në transfertë do të rriste shanset për kualifikim. Duhet të bëjmë shumë kujdes në mbrojtje, dhe të paktën të shënojmë një gol. Në Itali mendojnë se ndeshjet kundër anglezëve janë gjithmonë të hapura. E vërteta nuk ëhstë gjithmonë kështu. Po të shohim ndeshjen tonë të fundit kundër Sanderlendit në Premier Ligë, ne e mabjetëm topin 70 %, ndërsa ata 30%, dhe fund ndeshja përfundoi në barazim”.

Arsenali në Premier Ligë ndodhet 6 pikë larg vendit të katërt, i cili mbahet nga Aston Vila. Këtë sezon skuadra e Vengerit rrezikon më shumë se kurrë të mos kualifikohet për në Ligën e Kampioneve. Përballja me italianët e Romës duket dritarja e vetme ku Vengeri të gjejë ngushëllimin e sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›