E Diel, 1 Nëntor 2026

Priten ndryshime thelbësore në sportin e futbollit

Nostalgjikët e futbollit klasik duke filluar nga viti i ardhshëm duhet të përgatiten për një revolucion në rregulloren e këtij sporti. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s pritet të miratojë disa ndryshime në rregulloren e sportit më popullor në mbledhjen që do të zhvillohet në fund të këtij muaji. Miratimet e reja pritet të sjellin shumë ndryshime në mënyrën e zhvillimit të ndeshjeve.

Një nga ndryshimet e reja që mund të ndodhë është ai i ndëshkimit të futbollistëve. Gjyqtarët, veç ndëshkimit me karton të verdhë dhe të kuq, do të kenë mundësinë të përjashtojnë futbollistët nga fusha, për shembull, për 15, apo për 20 minuta, dhe më pas ta kthejë sërish atë në lojë.

Një tjetër ndryshim që pritet të miratohet është që pushimi mes pjesëve të mos jetë 15, por 20 minuta. Ndrishim tjetër do të jetë ai që trajnerët të kënë mundësinë e zëvëndësimit të katërt në ndeshjet ku akordohen shtesa, në rast se ata dëshirojnë.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s pritet të mbahet në datë 28 shkurt në Irlande. Propozimet do të votohen nga anëtarët, dhe në qoftë se ato do të miratohen, atëherë do të hyjnë në fuqi që nga sezoni i ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›