E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenai pranë talentit kroat

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, si duket kësaj radhe e ka marrë shumë seriozisht punën për përforcimin e skuadrës, dhe kësaj radhe është hedhur në sulm për të riun kroat Tin Jedvaj.

Jedvaj 17 vjeçar, i cili luan për Dinamo Zagrebin, edhe pse i ri në moshë është thirrur të grumbullohet me ekipin e parë të kombëtares kroate, dhe po konsiderohet si e ardhmja e mbrojtjes kroate.

Arsenali gjithashtu po përflitet se po e kërkon edhe qendërmbrojtësin e Swanseas, Ashley Williams 28 vjeçar, po Gunners janë të pakënaqur me dëmshpërblimin që po e kërkon Swansea, 10 milion funta, dhe Jedvaj po konsiderohet si një opsion më lehtë i arritshëm.

Por që ta ketë në radhët e veta të riun Jedvaj, Arsenali duhet ta mposhtë Romën që gjithashtu po e kërkon me ngulm./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›