Arsenal-Man.Sitinë Londër luhetnjë sfidë titulli
LONDER- Trajneri i Arsenalit Arsen Venger e konsideroi si vendimtare për titullin kampion ndeshjen e së mërkurës ndaj Mançester Sitit. “Topçinjtë” janë vetëm 1 pikë poshtë skuadrës së Mançinit në renditje, por për Venger skuadra e tij do të dijë të triumfojë. “Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse ne jemi ambiciozë këtë sezon dhe e dimë se për të fituar trofe na duhet të mundim skuadrat e mëdha, - deklaroi trajneri francez. – E nisëm shumë mirë me Çelsin, ndërsa kemi mundur gjithnjë skuadra të mëdha në fushën tonë. Nëse fitojmë me ekipet e mëdha, do të kemi më shumë shanse për të fituar Premier Ligën”, shtoi më tej Venger. Ai foli gjithashtu për Mançester Sitin, duke pranuar se ata do të luajnë në mbrojtje, ashtu siç bën zakonisht një trajner italian si Mançini. “Pres që ata të mbrohen mirë dhe të na kapin në kujndërsulm, por ne do të bëjmë presion gjithë kohës. Nuk mund të them se cili futboll është më i mirë, ky i joni apo i tyre”, tha Venger.
Në krahun tjetër, Mançester Siti duket i mbushur me lajme këtë periudhë. Klubi i sheikëve arabë ka arritur të sigurojë nga Volfsburgu sulmuesin Edin Xheko, ndërsa stërvitja e të martës është prishur për shkak të një sherri të rëndë të plasur mes Kolo Ture dhe Emanuel Adebajor. Por, Mançini u mundua t’i linte jashtë fushe këto momente. “Në këto çaste, më e rëndësishme për ne është të përqendrohemi në ndeshjen e së mërkurës. Për Xhekon mund të them se kemi arritur një akord me Volfsburgun, por do të flasim për këtë pas ndeshjes me Arsenalin. Kemi përballë një skuadër fantastike, që bën një futboll fantastik. E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, por kur përballen dy skuadra fantastike, gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi Mançini. Mançester Siti mban për momentin vendin e dytë në renditjen e Premier Ligës, por me Arsenalin është një përballje direkte dhe në fazën e parë, kjo skuadër është mposhtur në shtëpi nga Topçinjtë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)