E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët më të interesuarpër Kosovën se për BE

BEOGRAD- Një hulumtim i bërë në Serbi ka treguar se serbët nuk e duan shumë integrimin në Bashkimin Europian.

Në anketën e quajtur “Si e shikojnë serbët tranzicionin”, përkatësisht në pyetjen nëse do të ballafaqoheshit me zgjedhjen ndërmjet Kosovës dhe BE-së, 47 për qind kanë thënë se do të zgjidhnin Kosovën, 24% BE-në, ndërsa 29 nuk kanë ditur cilën të zgjedhin.

Mediat serbe shkrujanë sot se lidhur me datën e anëtarësimit në BE, në Serbi më parë kanë menduar për vitin 2016, ndërsa tani ata mendojnë se 2017-ta do t’i gjejë në BE.

Anketa është zhvilluar me 1,813 persona dhe nuk ka përfshirë Kosovën.

(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›