Bërkiç te Dinamo lëvizje "bombë" e klubit kampion
TIRANE-Mlladen Bërkiç duket se do të jetë lëvizja më e bujshme e Dinamos, pas largimit të Gjergji Muzakës drejt Skënderbeut. Klubi kampion i vendit është shumë pranë zyrtarizimit të sulmuesit boshnjak të Skënderbeut, i cili do të vijë në kryeqytet me formulën e huazimit për 6 muaj. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare nga klubi kryeqytetas, ku drejtuesit kërkojnë të ruajnë të paktën një skuadër të denjë për të arritur një vend në Kupat e Evropës. Largimi i Gjergji Muzakës ka krijuar një boshllëk në radhët e ekipit kampion të vendit, ndërkohë që një tjetër mesfushor i larguar është argjentinasi Garsia. Përsa u përket argjentinasve, në klubin Dinamo janë në pritje të Martinenës dhe Malakarnes, ndonëse dyshimet për rikthimin e tyre janë ende të mëdha. Dy argjentinasit mbeten nga futbollistët më cilësorë të kampionatit shqiptar, por me largimin e Blankos, ata mund të ndjekin të njëjtën rrugë.
Ilir Daja
Dinamo ka prezantuar dje trajnerin e saj të ri, që do të jetë Ilir Daja. Ai ulet në stolin e bluve duke zëvendësuar argjentinasin e larguar Luis Manuel Blanko, ndërsa në vitin 2008 ka arritur të fitojë edhe një titull kampion me këtë ekip. E megjithatë, Daja është shprehur disi pesimist për fitimin e trofeve këtë edicion. "Dinamo ka një grup lojtarësh të mirë dhe ne do të luftojmë për gjithçka, - u shpreh trajneri i ri i bluve, në konferencën e mbajtur dje në ambientet e klubit. - Ne do të luftojmë që të mbajmë kreun, por nuk mund ta premtoj një gjë të tillë. Një tjetër objektiv i yni mbetet Kupa e Shqipërisë, por gjithsesi, nuk nisemi as të dorëzuar në betejën për titull", shtoi Ilir Daja. Në fakt, detyra e parë e tij do të jetë rikthimi i Dinamos te fitorja, pasi një gjë e tillë nuk ndodh prej 2 nëntorit, kur blutë fitonin 2-1 në Krujë ndaj Kastriotit. Tolerimi në Korçë ndaj Skënderbeut duket se ishte pikënisja e rezultateve negative të skuadrës kampione, megjithëse ajo mbetet ende më e kompletuara në emra.
Merkato
Ilir Daja ka folur edhe për merkaton, teksa një nga kërkesat kryesore të tij në momentin e marrjes së pankinës, duket se ka qenë ajo për të ruajtur bazën e ekipit. Në këtë mënyrë, largimi i Elis Bakajt nga Dinamo duket e vështirë të ndodhë në një situatë të tillë. "Bakaj nuk largohet, sepse më duhet shumë në skuadër, - u shpreh Ilir Daja. - Unë isha kundër edhe për largimin e Muzakës dhe të Sefës, por nuk doja të ndërhyrja në politikat e klubit". Gjithsesi, me marrjen e Mlladen Bërkiç, Dinamo mbetet akoma një skuadër e frikshme për këdo. Në mesfushë ndodhen emra si Allmuça, Emiljano Vila apo Orelesi, ndërsa në sulm, Bakaj, Bërkiç e Martinena, duken një siguri e vërtetë.
(d.b/BalkanWeb)