E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një stadium me ar dhe diamant

Si zakonisht, edhe në Botërorin e futbollit Afrika e Jugut 2010 nuk ka munguar vëmendja e disenjatorëve dhe stilistëve. Shembulli i fundit i këtij trendi ka të bëjë pikërisht me vendin mikpritës: Bhushan Pillai, një argjendar ka privuar diçka të veçantë, duke krijuar një koleksion të stolive të çmuara, duke ndërtuar stadiumet më të famshme të kampionatit.

Duhet theksuar se vlera e këtyre stadiumeve të çmueshëm nuk është dhe aq e lirë: 58 mijë dollarë amerikanë për Soccer City Stadium, 45 mijë për Green Point, deri te ‘kategoria e rëndë’: Moses Mabhida në shitje prej 71 mijë dollarësh. Ndër të tjera, çmimi i këtyre stadiumeve nuk parasheh vetëm vlerën e karatëve që përmban, por edhe vlerën simbolike.

Pikërisht për këtë, stadiumi i çmuar Moses Mabhida mund të shitet në Zvicër, pasi në këtë stadium Helvetikët e arritën fitoren historike ndaj Spanjës, në fazën e grupeve, e cila ishte njëherësh fitorja e parë në histori të Zvicrës në një Botëror. Zotëri Pillai duket optimist për suksesin që do ta arrijnë xhevahiret e tij ndër pasionantët e futbollit.

Për ata që e kontestojnë madhësinë paksa të tepruar të këtyre zbukurimeve-varëse (mbajtëse), argjendari mbrohet kështu: në video-klipet amerikane shihen yjet duke vendosur varëse të çmueshme shumë më të mëdha sesa këto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›