Man. Utd, skuadër e kompletuar

Edhe pse nuk bëri ndonjë përforcim kushedi çfarë gjatë kësaj vere, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson thotë se ka një skuadër të kompletuar, për sfidat që e presin sezonin e ardhshëm. Ditëve të fundit flitej se “Djajtë e Kuq” mund ta transferonin sulmuesin e ri të Interit, Mario Balotelli, por duket se ai do të përfundojë tek rivali, City.
“Sa i përket ekipit tonë, jemi të kompletuar. Ia kemi dalë të transferojmë lojtarë në momentin e duhur dhe jemi të kënaqur me ekipin që e kemi në dispozicion”, u shpreh Ferguson për Sky Sports.
“Sa i përket ekipit tonë, jemi të kompletuar. Ia kemi dalë të transferojmë lojtarë në momentin e duhur dhe jemi të kënaqur me ekipin që e kemi në dispozicion”, u shpreh Ferguson për Sky Sports.