E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal monitoron Sahan

Nuk kanë shkuar siç janë pritur bisedimet në shtëpi të Everton, me menaxherin e Louis Saha, rreth vazhdimit të kontratës.

Aktualisht, Saha ka kontratë me klubin anglez deri në verën që vjen dhe ai nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën trevjeçare, të propozuar nga klubi i kaltër.

Nëse nuk arrihet marrëveshja, atëherë Arsenal është i gatshëm ta rrëmbejë futbollistin francez, verën që vjen. Aktualisht, Saha është golashënues i Everton, me 12 gola të shënuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›