Ia pa hajrin Barryt

Xabi Alonso e ka shpjeguar arsyen se pse vendosi të largohej gjatë verës që shkoi nga Liverpool, për t’iu bashkuar Realit të Madridit.
“Kur e kam kuptuar se Liverpool po mundohej ta transferonte Gareth Barryt, e kam kuptuar se diçka do të ndryshonte dhe kam vendosur ta pranoj ofertën që po më arrinte, të cilën në të kaluarën e pata refuzuar. menjëherë i km thënë menaxherit Rafa Benitez të më shes”, theksoi mesfushori spanjoll, mungesa e të cilit po ndihet mjaft tek Liverpool, këtë sezon.