E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshiron të fitojë me Inter

Pas dygolëshit të shënuar kundër Sienas, mesfushori holandez, Wesley Sneijder, i ka treguar objektivat e tij me klubin aktual, Inter.

“Pasi kam fituar në Holandë dhe në Spanjë, do më pëlqente të fitoja edhe në Itali, edhe pse për momentin ka ende kohë deri në përfundim të sezonit”, tha ai, për mediat holandeze.

Përfaqësuesi holandez ishte lojtari më i mirë, në fitoren me Sienën, në Serie A.

“Kundër Sienas kam shënuar dy gola të bukur, veçanërisht të parin. Ndoshta ky ishte më i miri në karrierën time”, shtoi Sneijder.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›