Kuranyi mbetet në Schalke

Sulmuesi gjerman ishte pranë ekipeve Birmingham, Sunderland e Chelsea. Mirëpo, ai, ka vendosur të mbetet tek Schalke, me të cilën ka kontratë deri në fund të sezonit.
“Mund të bëj shumë gjëra për klubin. Do të mbetem falë trajnerit Felix Magath, i cili më ka ndihmuar të rikthehem në nivele të larta. Ndihem shumë mirë nën udhëheqjen e tij”, ka thënë përfaqësuesi gjerman për tabloidin Bild.
Deri tash, 27-vjeçari Kuranyi ka realizuar 8 gola, në 16 ndeshje.