E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal mposht Liverpulin 2-1 dhe i afrohet kreut

Fitorja e sotme mund të konsiderohet një sukses i jashtëzakonshëm për djemtë e Vengerit që po kalojnë një formë vërtet të mirë.

Të parët në avantazh kalojnë të kuqtë me një gol të sulmuesit holandez Dirk Kajt, por miqtë fillimisht i kundërpërgjigjen me një autogol të Glen Xhonson që devijon një kros të Nasri, dhe në fund është një gol i rusit Arshavin që i jep fitoren dhe trepikëshin Arsenalit.

Arsenali ngjitet në kuotën e 31 pikëve, me një ndeshje më pak, ndërsa Liverpuli vazhdon krizën me 13 pikë larg kreut. Pas dështimit në Ligën e Kampioneve dhe pothuajse edhe në Kampionatin Anglez, ditët e Benitezit duken vërtet të numëruara në stolin e Liverpulit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›