Arrestohen supergrabitësit e mbi 650 milionë lekëve
Operacioni i koduar “Hija e natës” cilësohet si një nga më të mëdhenjtë e viteve të fundit. Ai është realizuar pas një pune intensive disa mujore, me metodat speciale të hetimit.
Të gjithë personat e rënë në pranga janë të proceduar më parë penalisht për vepra penale si vjedhje, shpërndarje droge dhe falsifikim.
Të arrestuarit janë:
Elton Xhemal Lika, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”,
Sajmir Mustafa Kuçi, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Vjedhje me armë”.
Sulejman Hamit Bakalli, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me armë”
Taulant Arif Mataj, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proceduar më parë për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”.
Euklid Guri Habili, 27 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Dritan Hidër Duka, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e letrave me vlerë”
Admir Selami Burri, 31 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proceduar më parë për “Vjedhjes me armë”.
Policia dyshon se banda është autore e pesë grabitjeve. Më e madhja është ajo e kryer më 28 prill 2009, kur është vjedhur kasaforta e biznesmenit Ilirjan Çela. Sipas policisë, në këtë grabitje është marrë shuma prej 600 milionë lekësh. Banda akuzohet dhe për dy tentativa grabitjeje
Grabitjet
Me date 30.03.2009 vjedhjen e kasafortës së agjencisë turistike “ATHS”, ku janë marrë shuma e parave prej 30 milionë lekesh.
Më datë 28.04.2009, kanë kryer vjedhjen e kasafortës së biznesmenit Ilirjan Çela, ku kanë marrë një shumë prej 600 milionë lekesh
Më datë 02.10.2009, kanë tentuar vjedhjen e kasafortës në banesën e biznesmenit Dritan Pashaku.
Më datë 23.10.2009, dyshohen se kanë kryer vjedhjen e ambasadës Daneze në Tiranë.
Më datë 03.11.2009 kanë vjedhur kasafortën në ambientet e firmës së ndërtimit “Merkaj”, me një sasi parash prej 10 milion lekësh.
Më datë 11.11.2009, kanë tentuar të vjedhin agjencinë e udhëtimeve “Pasha Travel”, e ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë.
Më datë 06.12.2009, kanë tentuar të vjedhin kasafortën në firmën “Skutari” e ndodhur në autostradën Tiranë Durrës.
Më datë 06.12.2009, dyshohen se kanë vjedhur një sasi parash prej 10 milionë lekësh në ambientet e firmës “Ferlut”, në Tiranë.
Policia thotë se “Elton Lika, Taulant Mataj dhe një shtetas i shpallur në kërkim, dyshohen se më datë 12.12.2009 në qytetin e Durrës, kanë vjedhur me thyerje agjencinë e udhëtimeve “Adriatika”.
Ne cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një kasafortë, dy automjete te cilat shërbenin për lëvizjen dhe transportin e sendeve te vjedhura, 2 lap-top, një sasi prej 4 000 euro, aparate celular dhe mjete që shërbenin për hapjen e kasafortave.
Strukturat e hetimit të Policisë së Tiranë, disponojnë informacione se këto shtetas në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë kryer një sërë vjedhjesh, që prej vitit 2000 në autostradën Tiranë - Durrës si dhe për një sërë vjedhjesh të tjera të ndodhura në Tiranë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda.