E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga, Dortmundi mposht Volfsburgun dhe rigjen veten

Dy golat e parë për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klob erdhën shumë shpejtë, në minutën e 7-të dhe të 10-të nga i njëjti autor, Barrios. Në minutën e 37-të, Ovomojela trefishon shifrat duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0.

Në pjesën e dytë, kampionët në fuqi përpiqen me të gjitha mënyrat për të shkurtuar rezultatin, gjë të cilën e arrin Grafite në minutën e 54-t. Në minutat e mbetura asnjëra nga skuadrat nuk arrin dot të shfrytëzojë rastet e krijuara.

Borusia arrin të marrë kështu fitoren e tretë radhazi në kampionatin gjerman duke u ngjitur në vendin e gjashtë me 27 pikë, 5 më pak se vendi i parë që mbahet nga Leverkuseni. Ndërkohë, Volfsburgu rendit i nënti me 23 pikë.

Javën e ardhshme, e fundit për fazën e parë, Volfsburgu do të luajë në transfertën e Frankfurtit, ndërsa Dortmundi do të presë Freiburgun.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›