Fier, humb kontrollin e makinës, vdesin bashkëshortët
Bëhet fjalë për bashkëshortët Medi dhe Liljana Mata, përkatësisht 58 dhe 52 vjeç, nga Vlora.
Ata kishin shkuar në Fier së bashku me kunatën e tyre Dallendyshe Isufi, në një drekë familjare. Në kthim, burri ka humbur ndjenjat dhe për pasojë ka humbur edhe kontrollin e automjetit.
Në lëvizje e sipër makina ka përfunduar në një kanal. Me shpejtësi në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit, të cilat nuk kanë mundur t’i shpëtojnë bashkëshortët, pasi janë nxjerrë të vdekur nga kanali.
Pas hetimeve, policia tha se Medi Mata ka pësuar një atak kardiak. Ndërkohë, pas ekzaminimeve në morgun e spitalit të Fierit, çifti është dërguar për në Vlorë mbrëmjen e shkuar kur ptiet të bëhet ceremonia mortore.