E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal sërish në kërkim të Lorik Canës

Trajneri i skuadrës angleze të Arsenalit, Arsene Venger, shpreson ende të marrë mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Lorik Canën, pavarësisht se futbollisti shqiptar u transferua verën e fundit tek klubi i Sandërlendit.
Cana ka qenë një nga lojtarët e preferuar të Vengerit në sezonin e kaluar, ndaj ai pritet të bëjë një tjetër tentativë gjatë merkatos së verës së ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur e perditshmja angleze "Daily Mail". Ish-kapiteni i Marsejës, i cili është edhe futbollisti i parë shqiptar që shkeli në kampionatin anglez, ka bërë përshtypje të madhe me kalimin e tij për 5.8 milionë euro tek Sandërlend, ku ka formuar nje dyshe të pathyeshme me Li Katermole në qendër të mesfushës.
Si vlerësim, trajneri Sandërlendit, Stiv Brus i ka dhënë shiritin e kapitenit. Arsenali është në kërkim të një mesfushori qendre, që të mbeshtesë dyshen Fabregas-Arshavin.
Në këtë gare pritet të futen dhe skudrat angleze të Everton e Liverpul, të cilët e kanë në listë emrin e shqiptarit që verën e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›