E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani – Memaliaj, kreu kundër funditDy skuadrat i ndan një diferencë e qartë pikësh: 11

Rrjetet sociale:

Elbasani, kryesuesja e Kategorisë së Parë do të presë në “Ruzhdi Bizhuta”, Memaliaj, skuadrën që mbyll renditjen e këtij kompeticioni pas 7 javëve të zhvilluara, një mundësi e mirë për të vazhduar i vetëm kryesimin, ku mund të përfitojë edhe nga ndonë hap fals i Bylisit të vendit të dytë (15 pikë), që nga ana e tij do të luajë një ndeshje të vështirë në Gjirokastër me Luftëtarin (12 pikë) të vendit të katërt.

Dy skuadrat i ndan një diferencë e qartë pikësh: 11; 16, Elbasani (5 fitore, 1 barazim, 1 humbje); 5, Memaliaj (1 fitore, 2 barazime, 4 humbje).

Elbasani nuk ka humbur asnjë pikë në fushën e tij: 4 ndeshje, 4 fitore. Memaliaj, ka marrë vetëm 1 pikë në transfertë: 3 ndeshje; 1 barazim, 2 humbje.

Numri i klikimeve - 3552
  E Enjte, 22 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›