E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana: Sandërlendin e pret nje ardhme e ndriturKapiteni shqiptar i Sandërlendit është dhe lojtari që po spikat më shumë në “Stadiumin e dritës”

Rrjetet sociale:

Lorik Cana shikon një të ardhme të ndritshme të Sandërlendi. “Macet e zeza” kanë bërë një start të madh gjatë këtij sezoni në Premier Ligë, ku kulmet janë barazimi në “Old Traford” me Mançester Junaitid, dhe së fundi fitorja 1-0 kundër Liverpulit.

Kapiteni shqiptar i Sandërlendit, i blerë për 5 milionë sterlina nga Marseja, është dhe lojtari që po spikat më shumë në “Stadiumin e dritës”, por Cana tha për gazetën “Sanderland Echo”, se ekipi mund të japë më shumë. “Ne kemi pasur tre apo katër paraqitje të mira në vazhdimësi dhe kjo na jep besim të madh. Unë mendoj se ekipi mund të shkojë mirë e më mirë”.


Numri i klikimeve - 3548
  E Merkure, 21 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›