E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan mund Real Madrid ne BernabeuDita e tretë e Champions League flet anglisht e italisht

Rrjetet sociale:

Dita e tretë e Champions League flet anglisht e italisht. Nëse Liverpool e Arsenal zhgënjyen të martën në mbrëmje, të mërkurën Manchester United e Chelsea fituan përballjet e tyre. Milan fitoi kundër Real Madrid, Juventus kundër Maccabi Haifa.

GRUPI A
Në grupin A, Juventus fitoi 1-0 me Maccabi Haifa: gol i Kielinit (47’). Bordeaux fitoi 2-1 me Bayern Muenchen: Ciani (6’, autogol në favor të Bayern), dhe përsëri Ciani (29’) firmos barazimin për Bordeaux. Në të 41’ Planus firmos fitoren e skuadrës franceze.

GRUPI B
Një gol i Valencia në minutën e 86-të i dhuroi suksesin “Djajve të kuq” në fushën e CSKA Moska. Skuadra e Ferguson kryeson me pikë të plota në grupin B. Për të njëjtin grupi Wolfsburg e Besiktas barazuan 0-0 në Gjermani.

GRUPI C
Në grupin C, Milan fitoi në “Santiago Bernabeu” me Real Madrid 2-3. Raul (19’), Drenthe (76’) shënuan për Real Madrid. Pirlo (62’) dhe një dopjetë e Pato (66’,86’) ishin autorët e golave për Milan. Olympique Marseille fitoi në Zuhih 1-0: gol i Heinze (68’).

GRUPI D
Në grupin D, Chelsea nuk pati asnjë problem me Atletico Madrid: më Londër gjithçka përfundoi 4-0 me një dopietë të Kalou (41’ e 52’), gol të Lampard (69’) dhe autogol të Perea (91’). “Blutë” janë në krye me 9 pikë, tre më shumë se Porto që fitoi në Portugali me Apoel Nicosia të Altin Haxhit me rezultatin 2-1: dopietë e Hulk (33’ e 48’ me penallti), dhe Charalambides (22’) për Apoel. 

Numri i klikimeve - 3550
  E Enjte, 22 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›