Arsenali, Venger: E vështirë me holandezet
ANGLI- Arsenali do të ndeshet ndaj Alkmarit të martën në mbrëmje, por për trajnerin Arsen Venger nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh ndaj një skuadre holandeze. Francezi deklaroi në konferencën e zakonshme për shtyp se me kampionët e Holandës do të jetë një ndeshje vërtetë shumë e fortë. “Nuk është asnjëherë e lehtë të mundësh një skuadër holandeze, - tha Venger. – Është e vështirë për këdo në Evropë e sidomos kur luan në transfertë. Megjithatë ne mund ta bëjmë këtë të martën. Mendoj se kjo skuadër ka një të ardhme të madhe, pasi jemi përmirësuar shumë dhe kemi përmirësuar edhe rezultatet tona”, deklaroi francezi. Ai shtoi se kriza që ka përfshirë sponsorin kryesor të Alkmarit, DSB Bank, nuk mund të ketë një ndikim aq të madh te skuadra. Për Arsenalin pritet të mungojë Teo Ulkot, që u dëmtua në ndeshjen me Birmingamin.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)