E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli, pa Torres në ndeshjen me Lionin

ANGLI- Liverpuli do të jetë pa sulmuesin Fernando Torres për ndeshjen e së martës në Champions League ndaj Olimpikut të Lionit, e vlefshme për grupin E. Lajmi u konfirmua nga vetë trajneri Rafa Benitez, i cili gjithsesi i gëzohet faktit se Stiven Zherard mund të jetë në fushë. “Torres nuk është ende gati, na duhet të presim edhe pak. Ndoshta mund të luajë në fundjavë, por jo në këtë ndeshje”, deklaroi Benitez. Liverpuli vjen në këtë takim pas humbjes së rëndë në shifrat 2-0 kundër Fiorentinës, megjithatë një fitore në takimin e së martës i mban gjallë shpresat e kësaj skuadre për kualifikim. “Isha më shumë i shqetësuar kur më mungonin të dy, por tani nëse pjesa tjetër e ekipit luan mirë, jemi në rregull”, shtoi trajneri spanjoll. Benitez tha gjithashtu se pret një ndeshje tepër të fortë kundër francezëve, që kanë fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit në transfertë, duke shënuar në total 16 gola. “Lioni është një skuadër shumë e mirë dhe që ka një eksperiencë të madhe në Champions League, kështu që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne kemi dërguar disa njerëz për të ndjekur ndeshjet e tyre dhe e dimë se janë një skuadër shumë e mirë dhe e organizuar”, deklaroi Rafa Benitez.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›