Arsenali arrin t’i japë fund argjërimit të stërzgjatur
Arsenali arrin t’i japë fund karvanit të rezultateve negative në Premier Ligë. Skuadra e drejtuar nga Arsen Venger mposhti mrëmë në transfertë modestët e Uest Bromit me rezultatin 3-1. Golat e takimit u shënuan të gjithë në pjesën e parë.
Arsenali kaloi në avantazh me anë të Bendtner që në minutën e 4-t. Brant do të barazonte shifrat për Uest Bromin vetëm 3 minuta më vonë, duke ngjallur frikën e një barazimi tjetër në kampin e londinezëve. Ai që rikthen qetësinë tek Arsenali është Kolo Ture në minutën e 38-të, pas golit të dytë. Rezultatin përfundimtar do ta vuloste autori i golit të parë, Bendtner, vetëm një minutë para përfundimit të kësaj pjese.
Me këtë fitore skuadra e Arsenalit ngjitet në kuotën e 49 pikëve, duke u pozicionuar në vendin pestë. Uest Bromi zhytet akoma më shumë në krizë, duke mbetur në vend të fundit me 22 pikë.