E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorgensen premton më të mirën pas rikuperimit

Futbollisti i Fiorentinës, Martin Jorgensen, ka folur përpara mediave rreth vendit të tij, Danimarkës. Lojatri i përfaqësueses daneze është duke kaluar një dëmtim, që po e mban jashtë fushave prej disa kohësh.

Pyetjes rreth aktivizimit me Danimarkën në ndeshjen e radhës më 28 mars, ai i është përgjigjur: “Nëse do të rikthehem në formë, do të ishte e mjaftueshme për mua që të luaja”.

Lidhur me rinovimin e kontratës me Fiorentinën, Jorgensen është shprehur se gjithçka do të sqarohet në fund të këtij muaji. Sipas “sporte.tv2.dk”, futbollisti mund të rikthehet të luajë për Arhus, skuadra e tij e parë në kampionatin danez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›