E Diel, 1 Nëntor 2026

Kueiroz: Lojtarët nuk japin maksimumin me Portugalinë

Lisbonë - Trajneri i përfaqësueses portugeze, Karlos Kueiroz, fajëson për mosimpenjim maksimal në ndeshjet e fundit eleminatore disa nga yjet e skuadrës së tij. Portugalia ka arritur të grumbullojë vetëm 5 pikë në 4 ndeshjet që ka zhvilluar në grupin A për eliminatort e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2012”.

Shigjetat e trajnerit të Portugalisë bien mbi disa futbollistë kyçë, që sipas tij, nuk po japin me fanelën e kombëtares atë çka japin me klubet e tyre.

“Paraqitja e tyre në përfaqësuesen portugeze nuk është aspak e mirë. Futbollistët, Kristiano Ronaldo, Nani, Simao, Manish, apo Tiago, nuk arrijnë të japin atë përformancë që paraqesin me klubet e tyre”, deklaron trajneri Kueiroz.

Portugalia ndodhet në të njëjtën grup me përfaqësuesen tonë. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Portugali, Shqipëria e drejtuar nga Ari Han arriti të merrë një barazim historik 0-0. Portugalia ndodhet në vendin e parafundit me 5 pikë, ndërsa, Shqipëria renditet e treta me 6 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›