E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali dëshiron të sigurojë Wengerin deri në 2015

Sipas mediave angleze, Arsenali është i gatshëm t'i ofrojë menaxherit francez Arsene Wenger kontratë të re.
"News of the World" shkruan se kontrata aktuale e Wenger nuk skadon deri në verën e vitit 2011, dhe francezi zakonisht pret deri në vitin e fundit të marrëveshjes para se të rinegociojë.
Por bordi i topçinjve është i bashkuar në idenë të shohin menaxherin e tyre, i cili mbush 60 vite në muajin tetor, duke zotuar qëndrimin e tij me klubin deri në mes të dekadës së ardhshme. Dhe kjo do të thotë se ai do mund të lidhej me klubin për jetë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›