E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbi, Presidenti Uribe infektohet me gripin A/H1N1

Presidenti kolumbian Alvaro Uribe është infektuar me virusin e gripit të derrave H1N1 dhe po trajtohet nga mjekët, tha zëdhënësi I qeverisë Cesar Velasquez për mediatt lokale.
Uribe është duke vazhduar me detyrat presidenciale ndërkohë që po trajtohet"-tha ai.
Një konservator I njohur dhe një aleat kryesor I Uashingtonit, 57-vjeçari Uribe mori pjesë në një samit së bashku me udhëheqësit e tjerë të rajonit në Bariloche të Argjentinës. Ai filloi të ndjente simptomat e gripit pas takimit.
Presidentët të cilët u takuan me Uribe gjatë samitit në Argjentinë janë këshilluar në lidhje me infektimin e tij"-tha Velasquez.
Zyrtarët janë duke kontaktuar me qeveritë e tjera në Amerikën Jugore liderët e të cilave morën pjesë në takimin e javës së kaluar me liderin kolumbian.
Uribe u konfirmua me gripin e derrave pasi kthimit në vend, tha ministri I Mbrojtjes Sociale Diego Palacio.
" Kjo nuk është diçka që na ka frikësuar"-tha Palacio gjatë një conference për shtyp. Presidenti nuk është konsideruar si një pacient me rrisk të lartë dhe do të vazhdojë të punojë përmes kompjuterit të tij, thanë zyrtarët kolumbianë.
Drejtori I Shëndetit Publik Gilberto Alvarez tha në një intervistë telefonike se nuk ishte e nevojshme për të vendosur presidentin në izolim dhe se gjendja e tij do të monitorohet tre ditë në javë.
Zyrtarët shtuan se asnjë pjesëtar I familjes Uribe apo bashkëpunëtorë i ngushtë I tij nuk ka shfaqur simptomat e virusit.
Gjatë bashkimit në samitin e së premtes të presidentëve të kombeve të Amerikës Jugore, Uribe shpenzoi disa orë duke mbrojtur planin e tij për t'I dhënë trupave të Shba-së më shumë akses në bazat kolumbiane, si pjesë e luftës së qeverisë së tij kundër trafikantëve të drogës dhe rebelëve të majtë. Shumë nga kolegët e tij shprehën shqetësime për këtë ide.
Palacio tha se Ministria e Jashtme kolumbiane sihte duke informuar qeveritë se cilët prej liderëve mund të ketë hyrë në kontakt me Uriben.
Asnjë nga qeveritë nuk komentoi menjëherë mbi njoftimin e Kolumbisë apo të raportonte se zyrtarët janë infektuar.
Dr. Alberto Cortez, një specialist I sëmundjeve infektive në Universitetin Kombëtar të Kolumbisë tha se është e mundur që sëmundja të ketë kaluar tek liderët e tjerë në samit. Por ai shtoi se është e nevojshme të përcaktohet se kur Uribe u sëmurë për të përcaktuar nëse ai është prekur nga virusi në Argjentinë, ku ka shumë raste, apo nëse ai erdhi këtu me sëmundjen.
Uribe është udhëheqësi I dytë në Amerikën Latine që preket nga gripi I derrave, pas infektimit më 11 gusht të presidentit të Kosta Rikës Oscar Arias, I cili tashmë është shëruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›