Mourinjo: Tani jemi më të ekuilibruar
“Ishte një ndeshje e ngjashme me atë të vitit të kaluar, ku ne luajtëm më mirë dhe Milani na goditi me kundërsulm – analizon Mourinjo -. Pas rezultatit 1-0, ndeshja nuk kishte më histori dhe skuadra fitoi me qetësi.”
Mourinjo komenton edhe vendimin për ta aktivizuar të sapoardhurin Shnajder: “Historia e futbollit është kështu: kur një trajner bën zgjedhjen e duhur, kjo është fantastike. Uesli ka luajtur shumë mirë, po ashtu edhe skuadra. Me të, ndeshjen e përgatitëm nëpërmjet sms-ve: I shpjegova se sit a ndalonte Pirlon. I thashë se kjo skuadër ka shumë potencial dhe pas ikjes së Ibrës, kemi në skuadër lojtarë që i kemi dëshiruar gjithmonë, çka na bën më të ekuilibruar.”
Në fund, portugezi flet për Ligën e Kampionëve: “Pas dy javësh na pret ndeshja me Barcelonën. Kjo do të na japë një ide mbi atë se çfarë mund të arrijmë në Europë.”