Shba, Zjarret kërcënojnë 10 mijë banorë në Kaliforni

Zjarret e rënda në Kaliforninë jugore janë duke dalë jashtë kontrollit në malet mbi Los Anxheles.
Flakët u dyfishuan në madhësi në orët e hershme të së dielës, të nxitura nga moti I nxehtë dhe pyjet e thata.
Në një zonë me shtëpi prej miliona dollarësh, qindra zjarrëfikës po përpiqen të vënë në kontroll flakët.
Guvernatori I Kalifornisë Arnold Schwarzenegger gjatë një vizite në zonat e dëmtuara nga flakët tha se 35 mijë akra janë djegur deri tani.
" Ky është një zjarr I madh dhe shumë I rrezikshëm. Zjarri është duke lëvizur shumë pranë shtëpive dhe ndërtesave dhe unë kam premtuar se asnjë nga shtëpitë nuk do të digjet, dua të them se zjarrfikësit po bëjnë punën më të mirë të mundshme dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që njerëzit ti kushtojnë vemendje evakuimit.
Rreth 1000 shtëpi janë evakuuar dhe një pjesë në kanionin "Big Tujunga" është shkatërruar. Dhjetë mijë banorë të tjerë janë ende në rrezik dhe të paktën në 6 qytete është urdhëruar evakuimi.
Zyrtarët thonë se zjarri ka përfshirë vetëm 5 % të zonës dhe kodrat e thyera në zonë ndërlikojnë përpjekjet për të luftuar flakët.