E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali dështon të fitojë

Skuadra e Arsenalit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të javës së shtatëmbëdhjetë të zhvilluar sot në River Side kundër skuadrës së Middlesbrough.Edhe pse e filluan mirë ndeshjen, topçinjtë nuk arritën të shënojnë fitore, por barazuan me rezultat 1-1.Në fillim të ndeshjes Arsenali shfaqi një lojë më të mirë, që rezultoi edhe me golin e epërsisë të shënuar nga Emmanuel Adebayor (17') pas një krosimi nga këndi.
Mirëpo, pas golit të pësuar vendasit reaguan duke arritur që në minutën e 29-të ti barazonin shifrat. Pas një gabimi në mbrojtjen e Arsenalit, topi arriti te Tuncay i cili krosoi për ish-lojtarin e Arsenalit, Jeremie Aliadiere, i cili shënoi në portën e ish-skuadrës së tij.Pavarësisht tentativave për të ndryshuar diçka, deri në fund të takimit nuk u pa më asnjë gol nga asnjëra skuadër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›