Protestuesit grekë pushtojnë televizionin, japin mesazhet e tyre
Protestues grekë kane pushtuar një televizion në Patras, duke nxjerrë nga studio prezantuesin që ishte në transmetim direkt dhe u kanë dhënë shikuesve mesazhin e tyre.Protestuesit, të cilët për 7 ditë rresht janë përleshur me policinë, tregojnë për kamerat shkakun e zemërimit të tyre. Pavarësisht se nxitës i revoltës ishte vrasja e adoleshentit, ata thonë se zemërimi buron nga të tjera shkaqe akoma më madhore.Sipas tyre, njerëzit janë të ngopur me skandale ekonomike, skandale politike, skandale korrupsioni në shoqëri dhe nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.Tashmë protesta e tyre mbështet thirrjet e opozitës për dorëheqje të qeverisë Karamanlis dhe zgjedhje të reja.Ndërkohë situata një natë më parë ka qenë me e qetë, por ka pasur shpërthime sporadike. Bëhet fjalë për tetë shpërthime të shkaktuara nga bombat artizanale, por pa shkaktuar viktima. Sulmet ishin kryesisht kundër disa filialeve bankare, supermarketeve, selive të partisë konservatore etj.Përleshjet me te dhunshme në dekadat e fundit, nisën më 6 dhjetor pas vrasjes se një adoleshenti gjatë konfrontimeve me policinë në një lagje të Athinës. Ato pasuan më pas në ditët në vijim duke i shkaktuar Greqisë dëme të mëdha ekonomike duke e vështirësuar edhe më shumë situatën në vend, në këtë prag të krizës globale ekonomike që po troket në Ballkan.