Raul: Messi është më i mirë se Ronaldo
Kapiteni i Real Madridit, duke folur para përballjes së sotme ndaj Barcelonës, ka thënë se Ronaldo dhe Messi janë që të dy të shkëlqyeshëm, por shton argjentinasi ka një të ardhme më të ndritur."Besoj se Ronaldo dhe Messi që të dy ishin favoritë të qartë për të fituar çmimin (Topi i Artë). Mendoj se ata janë të barabartë, dy lojtarët më të mirë në botë për momentin", ka thënë Raul." Vërtet besoj se të dy janë të mirë. Messi është një lojtar i cili do të bëhet i jashtëzakonshëm nëse qëndron larg lëndimeve"."Sigurisht, Ronaldo ka kualitete, por nëse i shikoja të dy, do ta zgjidhja Messin", tregon zgjidhjen e tij, kapiteni i Realit.Raul po ashtu ka thënë se beson se Reali Madrid ka shanse ta mposht Barcelonën në ndeshjen e sotme.