E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali dhe City ndjekin Touren


Mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure, është i gatshëm të largohet nga Barcelona për të kaluar në kampionatin anglez gjatë verës.

El Mundo Deportivo shkruan se përfaqësuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë do të largohet nga Nou Camp në fund të sezonit. Në pritje të tij në Premier Ligë janë Arsenal dhe Manchester City.

Barcelona mund ta përfshijë Touren në ofertën për të marrë shërbimet e kapitenit të topçinjve Cesc Fabregas.

Në anën tjetër, vëllai i tij, Kolo Toure, është kapiten te Manchester City, dhe mund të joshë vëllain e vogël te ky klub.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›