E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gaal kërkon tituj, jo rekorde

Trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal ka thënë se kërkon tituj e jo rekorde, pas ndërprerjes së serisë prej 13 fitoreve të njëpasnjëshme me barazimin 1-1 kundër rivalit lokal, Nuremberg, të shtunën.

21 herë kampioni i Gjermanisë dështoi të sigurojë fitoren e 10 me radhë që do të barazonte rekordin në Bundesligë, por Van Gaal e quajti këtë të parëndësishme. “Kjo nuk është e rëndësishme. Rëndësi ka ajo që ndodh në fund të sezonit, e jo këtë fundjavë”, tha trajneri holandez.

Pavarësisht barazimit dëshpërues, Van Gaal përkrahu ekipin e tij.

“Mendoj se kjo ishte paraqitja jonë më e mirë këtë sezon. Kemi krijuar disa raste. Ne vetëm nuk shënuam golin e dytë. Nuremberg kishte vetëm një rast. Pastaj ata luajtën me gjithë 11 futbollistët në pjesën e tyre. Ne dominuam dhe kemi bërë gjithçka mirë për 90 minuta, përveç për pesë sekonda”, përfundoi Van Gaal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›