Shtyhet seanca kundër Kurtit
Albin Kurti, lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", as sot nuk është paraqitur në Gjykatën e Qarkut, ku ka nisur seanca gjyqësore kundër tij.
Kurti e ka konsideruar procesin ndaj tij si të motivuar politikisht.
Por, gjykatësi kryesues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar Policinë e Kosovës që deri në orën 12:30, ta sjellë Kurtin në gjykatë, për t'u përballur me akuzat, që kanë të bëjnë me protestat e 10 shkurtit të vitit 2007.
Në një komunikatë për shtyp, misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka bërë të ditur se "zoti Kurti nuk është paraqitur sot në seancën dëgjimore, pavarësisht thirrjes dhe kalimit të afatit kohor ligjor".
"Urdhëri i gjykatësit është i detyrueshëm sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk e arsyeton mungesën, kryetari i trupit gjykues lëshon urdhrin për të sjellë të akuzuarin në gjykatë", thuhet në komunikatë.
Me gjithë urdhër- arrestin e lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për ta sjellë Albin Kurtin në Gjykatë, autoritetet e rendit nuk kanë arritur ta gjejnë atë. Paneli i gjykatësve ka vendosur që seancën ta shtyjë për ditën e martë.