E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali gati të shesë Cesc Fabregas


Arsenali raportohet se është i gatshëm ta shesë kapitenin Cesc Fabregas te Barcelona për 50 milionë paund.

"The Sun" shkruan se arsenali kishte thënë se Fabregas, 23-vjeçar, nuk është për shitje, kur kishte refuzuar ofertën fillestare të Barcelonës, javën e kaluar. Por burime nga gjiganti spanjoll thotë se Arsenali tani është në gjendje ta shesë lojtarin... nëse Barca dyfishon ofertën.

Fakti se topçinjtë tani janë të gatshëm ta shesin atë, le hapësirë edhe për negociata dhe spanjollët shpresojnë se do të arrijnë te Cesc për një shumë më të vogël.

"Ky është lajmi që Barcelona dëshironte. Ata tani shohin mundësinë që Arsenali të lëshojë pe dhe janë të vendosur ta sigurojnë lojtarin. Ata shpresojnë të arrijnë marrëveshje për 35 milionë paund", ka thënë burimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›