E Diel, 1 Nëntor 2026

United të ofrojë 27 milionë për Diarra?

Mesfushori defensiv i Real Madridit, Lassana Diarra, mund të rikthehet së shpejti në Premier Ligën, pasi që Manchester United ka shprehur dëshirën për ta transferuar atë, për një çmim që besohet të jetë rreth 27 milionë euro.

Marca shkruan se pas startit të mirë sezonin e kaluar, Pellegrini e kishte humbur besimin tek ai, duke bërë që ai të mos ketë më vend në formacionin e Real Madridit.

Kësaj i shtohet dhe dëshira e Real Madridit për të përfituar nga shitja e tij, ndërsa kjo vjen si pasojë e faktit që Jose Mourinjo nuk është i interesuar në francezin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›