E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbim Robinho-Ibrahimoviç?

Manchester City raportohet se dëshiron tia ofrojë ish-yllin e Real Madridit, Robinjo, për sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç.

"Sport" shkruan se City po bën një ofertë sensacionale në përpjekje për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez. Propozimi ka befasuar zyrtarët e Barcelonës kur e kishin pranuar atë javën e kaluar, dhe ata nuk e kanë refuzuar atë, duke kërkuar kohë për ta analizuar.

Robinjo aktualisht është i huazuar te Santos deri më 4 gusht, por transferimi i tij në Barcelona mund të ndodhë, nëse Ibra pranon të kalojë në City. Nëse suedezi do të kalonte në klubin anglez, do të ribashkohej me ish-trajnerin e Interit, Roberto Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›