Arsenali iu rikthehet fitoreve, mposht Fulhamin

Pas humbjes që e pësoi në javën e parë ndaj Aston Villës dhe atë në terenin vendas, Arsenali iu rikthehet fitoreve. Ata në kuadër të javës së dytë në Premier Leagues angleze, mposhtën rivalin nga Londra, Fulham me rezultatin e përgjithshëm 1 me 3.
Serinë e golave për Arsenalin e hapi sulmuesi francez Oliver Giroud në min. e 14, për ta dyfishuar në minutën 41 përmes sulmuesit gjerman Lukas Podolski, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Edhe në pjesën e dytë ekipi i Arsenalit e diktoi lojën dhe arriti të shënonte po përmes Podolskit dhe atë në min. e 68, dhe i cili ishte edhe i fundit për The Gunners.
Krejt çka arriti të bënte Fulhami, ishte të shënonte golin e nderit përmes sulmuesit të huazuar nga Aston Villa, Darrent Bent në min. e 77.