E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali kerkon Podolskin

Arsenali eshte duke e shqyrtuar seriozisht nje oferte per sulmuesin e Kelnit Lukas Podolski.

Daily Express shkruan se marokeni Maruan Shama dhe Gervinjo do te shkojne ne Kupen e Kombeve te Afrikes keshtu qe nuk i ka mbetur asgje francezit Venger pos qe te kerkoje opsione per sulm gjate afatit kalimtar te janarit. Dhe francezi besohet te kete monitoruar sulmuesin gjerman Lukas Podolski per te cilin do te beje se shpejti edhe oferte. Podolski ka treguar nje forme ne rritje qe pas rikthimit ne radhet e Kelnit meqenese tek gjigantet bavareze nuk gjeti hapesira pasi ishte Klose dhe Luka Toni me pas erdhi dhe Super-Mario. Podolski gjithashtu ka treguar nje forme jashtezakonisht te kenaqshme edhe me kombetaren gjermane ku jo vetem qe ka luajtur ne formacionin baze por ka qene edhe nje nga me te miret ne ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›