E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimo prane Vllaznise kryebashkiaku Luka fjalen e fundit

Kapiteni ballshiot gjate merkatos se janarit pritet te veshe ngjyrat kuqeblu. Dimo do te zevendesoje ikjet e Sukajt dhe te Vajushit

Amarildo Dimo eshte gjithmone e me prane Vllaznise. Gjate diteve te fundit kane perparuar bisedimet mes Vllaznise dhe kapitenit te Bylisit Dimo. Tashme mbetet vetem konfirmimi i kryebashkiakut shkodran Lorenc Luka per te finalizuar veshjen me ngjyrat kuqeblu te Dimos. Ai qe ka shfaqur hapur interesimin per kapitenin ballshiot ka qene vete trajneri i Vllaznise Rudi Vata i cili sapo ka ardhur ne krye te bankines shkodrane ka kerkuar qe ekipit ti bashkohet edhe Amardildo Dimo. E premtja ishte dita e fundit e fazes se pare te Superliges Shqiptare dhe me fillimin e merkatos dimerore ne 1 janar pritet qe te shohim Dimon qe te nderroje skuader. Takimi i fundit mes Dimos dhe Vates qe me pas topi ka kaluar ne fushen e kryebashkiakut Luka ka qene me 22 dhjetor kur jane takuar ne festen e organizuar nga FSHF-ja e qe tekniku Vata dhe administratori i pergjithshem i klubit te futbollit Vllaznia sh.a. Kujtim Shaba jane takuar me Dimon duke diskutuar edhe detaje. Nga sa mesohet sulmuesi i Bylisit ka qene dakord per te lene Ballshin dhe per te mberritur ne Shkoder madje me shume kenaqesi sikurse edhe trajneri Rudi Vata ka kerkuar qe ta kete ne skuader. Sipas burimeve te brendshme tog klubit te Vllaznise thuhet se edhe drejtori sportiv Armir Grima ka pasur nje bisede telefonike me Dimon per kete ceshtje. Ky i fundit treshes Grima-Shaba-Vata u ka dhene oferten e tij dhe tani ajo eshte ne tavolinen e kryetarit te bashkise se Shkodres Lorenc Luka i cili do te vendose nese mund ti pergjigjet financiarisht apo jo. Nje pergjigje e tille pritet qe te jepet diten e hene pasi eshte edhe si afat i fundit i vendosur mes paleve per te mesuar me shume rreth kesaj piste. Ne fakt Amarildo Dimo ka kaluar nje faze te pare te ketij sezoni shume te mire. Ka shenuar 9 gola ne kampionat duke qene nje nder golashenuesit me te mire te kampionatit shqiptar per momentin ka shenuar gjithashtu edhe tre gola ne Kupe dhe ka zhvilluar deri tani 100 per qind te ndeshjeve te kesaj faze. Jane keto disa nga arsyet qe e kane bindur edhe me shume sic duket trajnerin Rudi Vata per ta pasur kete lojtar nen urdhrat e tij per pjesen e dyte te ketij sezoni futbollistik. Nese Vllaznia nuk preferon te firmose me Dimon atehere ky i fundit mund te rinovoje serish me Bylisin. Megjithate duhet pritur dita e hene per te mesuar pergjigjen e krereve te bashkise se Shkodres dhe te klubit te futbollit Vllaznia sh.a per te oferten e Dimos. Por ajo qe vihet re eshte mungesa e finalizimit ne sulm tek ekipi shkodran por jo vetem por edhe largimet e mundshme te Vajushit dhe te xhevahir Sukajt ne merkaton e janarit te cilet do te largohen jashte kampionatit shqiptar pritet qe te krijoje nje vakum te madh ne radhet e sulmit te Vllaznise prandaj ardhja e Dimos ne Shkoder eshte vetem ceshtje oresh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›