Arsenali mendon për belgun Eden Hazar
Bosi i Arsenalit, Arsen Venger, është i gatshëm që ta transferojë mesfushorin e talentuar francez të Lilë, Eden Hazar. Anësori belg ka shprehur dëshirën për të luajtur një ditë për Arsenalin dhe tani drejtuesit në “Emirates” kanë filluar të mendojnë më seriozisht për të. Lila nuk do të bisedonte për ndonjë shumë nën 30 milionë euro dhe prandaj Venger dëshiron që me paratë nga shitja e Fabregas dhe Nasrit të ketë fleksibilitet në afatin kalimtar veror për të gjetur zëvëndësimet e duhura.