E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali mposhtet nga Prishtina

FC Prishtina e ka mposhtur Arsenalin në ndeshjen për vendin e pestë të turneut ndërkombëtarë“RUHR Cup 2013” të mbajtur në Dortmund të Gjermanisë.

Ndeshja në kohën e rregullt është mbyllur me rezultat të barabartë, derisa prishtinasit kanë triumfuar pas ekzletumit të penalltive me rezultat 7:6. Bardhekaltrit e kanë filluar furrishëm turneun, duke barazuar me Wolfsborgun 0:0 dhe duke mposhtur Olympiakosin 2:1.

Megjithatë në ditën e dytë ata kanë pësuar dy humbje radhazi nga Borussia Moenchengladbach (1:0) dhe Zenit Petersburg (3:0) dhe kështu kanë mbetur jashtë gjysmëfinales.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›