Ctiy fiton, por nuk bind

Manchester City ka shënuar një fitore solide prej 1:0 kundër Sunderlandit dhe me këtë rast ka fituar trofeun Aziatik për Premier Leaguen. Ndeshja filloi shumë mirë për milionerët, pasi që në minutën e 9 me anë të Edin Xhekos arritën të kalonin në epërsi.
Duke shikuar rrjedhën e fillimit të ndeshjes, të gjithë prisnin një fitore të lartë të Cityt, por nuk ndodhi kështu pasi Sunderland tregoi një shpirt të fortë në vazhdim.
Pjesa e dytë kaloi me disa raste për Cityn, duke mos i mohuar as ato të Sunderlandit. Pavarësisht kësaj, ndeshja përfundoi me fitore minimale të Cityt.
Vlen të se theksohet se sulmuesi boshnjak, Xheko ka mundur të ngrit epërsinë e “Citizens” në dy gola, por nuk ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën 65, duke e dërguar topin jashtë portës.