E Diel, 1 Nëntor 2026

Bale: Dua të luaj për Real Madridin, mbani fjalën dhe më lejoni të negocioj

Sulmuesi uellsian i Tottenhamit ka tronditur Tottenhamin duke akuzuar zyrtarin e klubit Daniel Levy për premtimin e thyer pas refuzimit të ofertës që i bëri Real Madridi.

Andre Villas Boas i kishte premtuar se nëse do të dëndronte edhe një sezon te Spurs ai padyshim se do të bëhej lojtari kryesor i Premier Ligës, por portugezi ende shpreson se Bale do të qëndrojë, dhe do të luftojë për këtë gjë.

Sipas gazetës spanjolle Marca, e cila ditë më parë ka publikuar dëshirën e Bale të të largohej nga Tottenhami,ku po ashtu publikoi një takim të Daniel Levyt me zyrtarët e madrilenëve.

Se e dëshiron kalimin te Reali e tregon edhe fakti i asaj që ka deklaruar edhe vet uellsiani për zyrtarin e Tottenhamit, Daniel Levyt: “Ti më ke bërë një premtim, duke më thënë se nëse ne nuk kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, dhe nëse më vjen ndonjë ofertë e mirë për mua, ju do ta diskutoni atë. E pra oferta ka ardhur, dhe unë dua të luaj për Real Madridin. Pra mbani fjalën dhe më lejoni të negocioj.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›