Barcelona goleadë ndaj Valerengas

Barcelona ka shënuar fitore prej 7-0 në një ndeshje miqësore kundër klubit norvegjez, Valerenga. Trajneri i i ri i Barçës Tata Martino së bashku me asistentët e tij ndeshjen e shikoi nga tribunat, dhe pati se çfarë të shikonte, një goleadë të Messit me shokë.
Alexis Sanchez e hapi serinë e golave (5’), për t’u pasuar nga Cristian Tello (7’) dhe Lionel Messi (13’).Jonathan dos Santos e vendosi rezultatin e pjesës së parë (42’).
Jean Marie Dongou shënoi dy herë në pjesën e dytë (52’ dhe 56’), ndërsa rezultatin e takimit e vulosi Joan Roman.
Vlen të theksohet se kjo fitore ndoshta mund të quhet një këndellje nga humbja që e pësoi ndaj Bayernit para disa ditësh.